Raporti i OBSH-së për përdorimin e alkoolit tek adoleshentët, ISHP ngre shqetësimin: Është evidentuar dehje tek një pjesë e madhe e moshës 15-vjeçare

Data

Raporti i OBSH-së për sjelljet e adoleshentëve solli për Shqipërinë shifra shqetësuese jo vetëm në drejtim të duhan pirjes por edhe në atë të përdorimit të alkoolit.

Genta Qirjako përgjegjëse e promocionit shëndetësor në ISHP thotë se studimi mori në shqyrtim dy elementë analizues.

“Është vlerësuar në 2 aspekte, siç është prevalenca e përdorimit të tij gjatë gjithë jetës dhe ajo e dehjes”.

Sipas këtij raporti, vihet re se 14% e djemve dhe 8% e vajzave 15 vjeçare janë dehur në muajt e fundit ndërsa fenomeni është i pranishëm edhe tek fëmijët më të vegjël, 11-13 vjeç.

Në 10 vitet e fundit statistikat tregojnë rritje e përdorimit të alkoolit edhe tek vajzat e vogla. Ajo që raporti evidenton është se përdorimi gjatë gjithë jetës i alkoolit është më shumë i evidentuar tek djemtë që vijnë nga familje me influencë të lartë në pothuajse gjysmën e vendeve europiane.

E ndërsa ligji e ndalon shitjen e pijeve me përqindje alkooli moshave nën 18 vjeç duket se mënyrat  për t’i shtënë në dorë këto produkte janë lehtësisht të kollajshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related