Lumë akuzash në Kuvend, nga kapja e drejtësisë kur ishte Berisha në pushtet, vjedhjet galopante në OSSH, CEZ, Albetrol, Porto Romano e Klubi Partizani, deri te sulmet e deputetes së PS ndaj “djalit të adoptuar të babait të Zenit”

Data

Ditën e djeshme në Kuvend janë shkëmbyer akuza të rënda mes deputetëve socialistë dhe opozitarë. Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj. Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët. “Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai. Teksa hodhi një lum akuzash ndaj opozitës, ai u shpreh se PS ka denoncuar me prova, ndërsa familja politike duke iu referuar Sali Berishës, vodhi pasuritë e vendit. “Ne kemi denoncuar me prova dhe me gojë dhe me kallëzime rruajtjen e OSSH.  Rruajtjen e CEZ që pasoi OSSH dhe këtu ka njerëz që e kanë mbrojtur CEZ ,sepse ishte aferë e një familje politike. Kemi denoncuar me fakte, rruajtjen edhe të borxheve të CEZ, borxhet u krijuan dhe rruajtja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike dhe njerëz në këtë sallë e kanë mbrojtur deri në fund, ruajtjen e Alpetrol nga A-ja tek ZH-ja. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve më prodhues në këtë vend, sepse brenda saj ishte një familje politike dhe biologjike. Ruajtjen e Porto Romanos, edhe atë me letra. Rruajtjen e Klubit Partizani. Por, për Klubin Partizanit, ky vit është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësia po bënë përgjegjës atë që duhet. Po ashtu, rruajtjen e ‘Rrugës së Kombit’. E dini se në atë kohë edhe pse u denoncua nuk u hetua, sepse nuk u la drejtësia, ndaj kemi sot deputet që janë përgjegjës për këto akte, kapën drejtësinë. Kjo që po miratojmë sot është konsolidim i kulturës së re i barazisë para ligjit, reformim i institucioneve”, tha ai.

Përplasja Spiropali-Bardhi

Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rithemelimi do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës. Spiropali e pyeti Bardhin “Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit për vrasjet në Gërdec, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit.” “Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord. Edhe për rezolutën që sollëm, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembra dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuar nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi”, tha Spiropali. Në përgjigje, Bardhi i tha ministres Spiropali se do donte të ishte vajza e babait të Surrelit, por se ca të tjera janë para saj. Më pas Bardhi e pyeti Spiropalin nëse është motra e Olsi Ramës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. “Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Meqë më pyete se kush jam. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por je shumë larg, janë ca të tjera para teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, Arben Ndokës. Motra e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokë, vajza e Mirel Mërtit apo Klodian Zotos. Gjeje përgjigjen se kush je”, tha Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related