Detajet përvëluese nga “SKY ECC”, avokati i njohur paralajmëron “bombën e madhe” që do të plasë në kabinetin e qeverisë, i implikuar Edi Rama, krahu i tij i djathtë dhe deputetë, SPAK drejt arrestimit të një drejtori të lartë policie, i është sekuestruar telefoni, ja bisedat e pazbardhura

Data

Avokati i njohur, Arben Llangozi ka nxjerrë detaje “bombastike” për emrat që kanë rënë në përgjimet e “SKY ECC”  dhe goditjet e reja që po përgatit SPAK në Policinë e Shtetit dhe në politikë.  Në një intervistë televizive për portalin “5pyetjet.al, Z.Llangozi tregon se Policia e Shtetit ka bashkëpunuar me kriminelët për t’i njoftuar dhe për të mos u ekzekutuar vendimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu, sipas tij, SPAK ka sekuestruar telefonin e drejtorit të policisë kriminale Neritan Nallbatit. Ai thotë se ka biseda akoma më të rënda e personazhe më lartë të implikuar në përgjimet e SKY. Madje në një përgjim që ai ka  dijeni, thuhet se një personazh i botës së krimit i kishte falur 1 milion euro kokainë Indrit Dokles vetëm për faktin që ka dalë nga burgu e të ecte përpara e të bëhej dikushi. Po ashtu Llangozi thotë se priten arrestime politikanësh të lartë.  Ai shprehet se kemi të bëjmë që nga kabineti i kryeministrit Rama dhe në vijim që do të dalë bomba e madhe, pasi sipas tij në kabinetin e qeverisë ka njerëz të implikuar të cilët kanë dalë në përgjimet e SKY. Llangozi thotë se i rrezikuar është vetë kryeministri, teksa ka zbardhur dhe  bisedën ku përmendet Rama, por mund të fundoset sipas tij dhe Engjëll Agaçi, i cili njihet si krahu i djathtë i Edi Ramës.

-Avokat Llangozi, nga operacioni i SPAK janë goditur 7 grupe kriminale. Duket se më shumë janë në vazhdimësinë e asaj që dihej më përpara. Avokat është hapur tani vërtetë kutia e Pandorës apo është diçka që e dinim dhe më parë dhe thjesht po faktohet?

Sapo ka filluar të hapet Kutia e Pandorës, ajo që zoti Dumani ka deklaruar në KLP që Policia e Shteti është e implikuar në krimin e organizuar, mesa duket ka qenë e vërtetë pasi ne e dimë se janë 50 urdhra ndalime, ku janë ekzekutuar vetëm 20 prej tyre, të cilët ishin në kushte të paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër nuk është ekzekutuar. Që do të thotë, Policia e Shtetit ka dështuar në ekzekutimin e tyre. Ndaj lindin dyshime se Policia e Shtetit ka bashkëpunuar për t’i njoftuar dhe për të mos u ekzekutuar këto vendime. Në dijeninë time dhe ajo që Dumani ka thënë se kemi implikime në nivele të larta të Policisë së Shtetit pasi në dijeninë time BKH ka sekuestruar telefonin e një zv. Drejtuesi të Policisë së Shtetit, ka të bëj me zotin Nallbati, Neritan Nallbati. Telefoni i këtij të fundit është sekuestruar nga BKH sepse ka dalë në bisedat e SKY por njëkohësisht dyshohet se ky shtetas ka cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Kjo është arsyeja që është folur në korridoret e SPAK dhe të Gjykatës. Pra, kemi implikim në nivele të larta në Policinë e Shtetit e këtë gjë do na e tregojë vetë operacioni.

-Zoti avokat nëse është kjo atëherë zoti Dumani e dinte, përse nuk zgjodhi një rrugë tjetër?

Sepse nuk ka mundësi e për arsye të cilën janë shumë persona që duhen arrestuar dhe nuk e pati mundësinë që të gjente krahë për të goditur krimin. Nga ana tjetër është ajo që e kemi dyshuar dhe e kemi ngritur si problem gjithmonë që politika dhe policia janë të dyja të implikuar në afera me krimin e organizuar. Dhe ky operacion tregoi se Dumani nuk do të dali vetë të ndëshkojë krimin apo të hetojë këtë organizatë kriminale, por ai do ta bëj gjithmonë me partnerë, që është Policia e Shtetit. Në asnjë vend të botës, Policia e Shtetit të jetë në këtë nivel që jemi ne aktualisht.

-Nga mesazhet që janë dhënë deri tani, prisni që bota e krimit të ishte kaq e errët, 1 milion euro për 1 vrasje, 16 veta për të eliminuar një person  duke e ruajtur dhe kontrolluar nga burgjet e madje dhe nga sistemi 41 bis?

Padyshim që pritej se kriminaliteti në vend dukej si në filma sipas regjive të Holivudit kjo skenë që po ndodh me Prokurorinë e Posaçme, por për fat të keq është e vërtetë. Unë kam hasur dhe kam parë biseda akoma më të rënda e personazhe më lartë të implikuar në bisedën e SKY. Ditët në vijim do të ketë surpriza të tjera ku kjo ‘Metamorfozë’ do të vijojë duke goditur edhe politikanë të niveleve të larta, sepse nuk është ndonjë gjë e re të goditen Plarent Dervisha apo çdo personazh tjetër pasi këto e kishin një masë sigurie. Të reja janë se drejtues policie apo politikanë, të jenë të përfshirë në aktivitete kriminale, por ato nuk i kanë asgjë. Madje në një përgjim që unë kam rënë në dijeni, thuhet se një personazh i botës së krimit i kishte falur 1 milion euro kokainë Indrit Dokles vetëm për faktin që ka dalë nga burgu e të ecte përpara e të bëhej dikushi. Deri në këtë nivel ka arritur krimi i organizuar. Ajo që është e çuditshme, është fakti se sekuestrimi nuk është vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën ku shkon deri në miliarda euro. Vetëm një rast që është goditur në Spanjë, bëhet fjalë se është sekuestruar rreth 170 milion euro kokainë, imagjino se çfarë vlerash të lartë të rrjetit mafioz qarkullon në Shqipëri. E padyshim që në këtë rrjet ka rënë dhe Policia e Shtetit. Me lekët e krimit është investuar që personazhet e Policisë së Shtetit të jenë në nivele të larta

-Tek mesazhet qe ju thatë se iu kanë rënë në dorë për politikanët, janë në poste drejtuese aktuale apo janë ish-politikanë?

Padyshim që janë në poste drejtuese, janë deputet, të cilët në vijim ato përbëjnë sekret hetimor dhe unë nuk mund të jap më tepër informacione por janë deputet në nivele qeveritare shumë të larta. Kemi të bëjmë që nga kabineti i kryeministrit Rama dhe në vijim që do të dalë bomba e madhe pasi në kabinetin e qeverisë ka njerëz të implikuar të cilët kanë dalë në përgjimet e SKY.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related