“Presim që palët të jenë të gatshëm për…”, zëdhënësi i BE-së zbardh ditën e takimit midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë: Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme

Data

Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të ulen sërish këtë të mërkurë në tryezën e diskutimit në Bruksel për të diskutuar rreth çështjes së dinarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ndërsa shtoi se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Stano.

Ai shtoi sepresin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit. Sipas tij BE vazhdon ti ndihmojë ata që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm pasi kjo ndikon në jetën e njerëzve.

“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i BE-së shtoi se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.

“Me secilin takim shpresojmë të jetë e fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit…”, tha Stano.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related