Bashkia Shkodër shndërrohet në ‘arenë dyluftimi’, opozita i hakërrehet keq kryebashkiakut Beci: Transparencë zero, justifikime me argumente boshe që i bien ndesh funksionit

Data

Edhe këtë sesion, mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër nuk është realizuar në kushte normale, kjo e thënë pas debateve midis opozitës dhe mazhorancës.

Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka ngritur përballë kryebashkiakut Benet Beci problematikën në lidhje me strehëzat e qenve dhe qentë endacakë në të gjithë lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit.

“Bashkia Shkodër në mungesë të plotë transparence, me qëllimin e vetëm për të ushtruar propagandën e rradhës, ndërton pa miratim të Këshillit një strehëz të re, ekzistencën e së cilës e morëm vesh pasi shtrova problematikën dhe pasi i kisha vizituar personalisht të dyja strehëzat.
Transparenca e Bashkisë Shkodër është zero, ndërkohë që justifikohet me argumente boshe që i bien ndesh funksionit që ka Këshilli Bashkiak.”, shprehet Shkreli ndër të tjera.

Debati:

Debati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me strehëzat e qenve dhe problematikën e prezencës së qenve endacakë ne të gjitha lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit.
Gjatë debatit kuptova se strehëzën e miratuar nga Këshilli Bashkiak e cila do duhej të kishte përfunduar në dhjetor 2023, faktikisht akoma s’ka filluar. Ndërkohë, Bashkia Shkodër në mungesë të plotë transparence, me qëllimin e vetëm për të ushtruar propagandën e rradhës, ndërton pa miratim të Këshillit një strehëz të re, ekzistencën e së cilës e morëm vesh pasi shtrova problematikën dhe pasi i kisha vizituar personalisht të dyja strehëzat.
Transparenca e Bashkisë Shkodër është zero, ndërkohë që justifikohet me argumente boshe që i bien ndesh funksionit që ka Këshilli Bashkiak.
Nënkryetari dhe Kryetari I Bashkisë pranuan se strehëza e miratuar nga Këshilli Bashkiak në shtator 2023 në fakt akoma ska filluar, por ndërkohë, sa për fasadë, po ndërton një rrethim me tela duke e quajtur një ‘strehëz natyrore’.
Ndërsa përsa I përket cilësisë së punimeve dhe kushteve të të dyja strehëzave, mjaftojnë pamjet për të dëshmuar të vërtetën. Gjykimi I mbetet shkodranëve…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related