Pushimet e familjes Avdia të cilët erdhën nga Anglia në Atdhe pëe të kaluar pushimet verore. përfunduan në tragjedi në gusht të vitit 2022. Teksa ata po pushonin në Potam të Himarës vogëlushja e tyre 7-vjeçare Jonada u godit nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.
Ky i fundit u afrua shumë pranë bregut ku vogëlushja luante me babain e saj dhe e masakroi për vdekje vogëlushen me helikat e skafit.
Ditën e sotme Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në total 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren. Ish-polici Tase akuzohet nga Prokuroria për veprën penale ‘Vrasje me dashje’.
