Altin Dumani po shkund nga themelet politikën shqiptare, si po “u thyen turinjtë” politikanëve të paprekshëm, ja çfarë fshihet pas sulmeve të Ilir Metës ndaj prokurorëve specialë, ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari tregon çfarë po ndodh brenda SPAK

Data

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar aktualitetin në vend, teksa fillimisht foli lidhur me punën që Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen me vënien nën hetim të politikanëve, të cilët dikush konsideroheshin “të paprekshëm”. Duke vlerësuar punën e SPAK, Hajdari tha se më në fund po thyhej “miti i pandëshkueshmërisë” që kishte zgjatur përgjatë këtyre viteve të tranzicionit politik. Por theksoi ndër të tjera disa prej problemeve urgjente që duhen zgjidhur në prokuroritë e rretheve dhe atë të Apelit. Sa i takon politikanëve që po hetohen nga SPAK, ish-prokurori theksoi dje gjatë një interviste televizive se në të kaluarën politikanët nuk i përfillnin thirrjet nga prokuroria as për t’u pyetur si persona në dijeni. Ndërkohë ai tha se pavarësisht se politika kërkon të intimidojë SPAK-un, trupat e saj janë të trajnuar mirë.

-Zoti Hajdari, a është SPAK i vetmi institucion i hetimit që sot punon në Shqipëri?

Është i vetmi institucion i hetimit që për shkak të rrethanave në të cilin u krijua e rrethit të çështjeve dhe subjekteve që heton është më e rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që edhe institucionet e tjera qofshin këto Prokuroritë dhe Gjykatat normale, qofshin agjenësitë ligjzbatuese, nën shembullin e SPAK-ut ose në përmbushje të detyrimeve të tyre, qofshin këto Kushtetuese apo ligjore, të ngrihen në lartësinë e detyrës sepse deklaratat e zotit Dumani para Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përveçse Policisë së Shtetit për vitin 2023, organet e tjera kanë ulur numrin e denoncimeve, të kallëzimeve, numrin e informacioneve, është për t’u shqetësuar. Të gjithë organet ligjzbatuese edhe Prokuroritë duhet të zbatojnë me përpikëri ligjin, të përballojnë ligjin sfidat e kohës dhe të shikojnë që Shqipëria ka hyrë në një epokë të re dhe avash-avash po thyhet miti i pandëshkueshmërisë, të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe objektivitet, me patriotizëm, me dashuri në mënyrë që të justifikojnë pritshmëritë dhe besimin që qytetarët kanë të SPAK-u dhe organet e tjera të drejtësisë.

-Nisur nga deklaratat e kryeprokurorit, zotit Olsian Çela disa ditë më parë ku paraqiti dhe punën e Prokurorive në rrethe, ku perceptohej si një performancë jo fort e mirë e Prokurorive në rrethe dhe kjo u artikulua nga vetë zoti Olsian Çela. Duhet një Prokuror i Përgjithshëm të bëj këto deklarata publikisht duke ndikuar te besimi i qytetarëve dhe demotivimi i prokurorëve dhe hetuesve, ju si e keni lexuar?

Puna e Prokurorive dhe Gjykatave të tjera, jo e Prokurorisë së Gjykatës së Posaçme ka dalë pak në plan dytësor dhe kjo është një gjë që nuk është e mirë pasi këto trajtojnë mbi 90% të çështjeve penale dhe ato civile dhe ne duam një performancë shumë të lartë të gjykatave dhe të prokurorive të posaçme e të gjitha shkallëve. Prokurori i Përgjithshëm ka informacion dhe të jesh transparent me publikun nuk do të thotë që problemet të cilat demotivojnë trupën ose humbin besimin e publikut për mendimin tim të bëhen publike, ato janë objekte të punës së sinqertë që bëhen kur ato mblidhen në mbledhje, ne diskutojmë gjithçka dhe për publikun japim esencën e gjërave. Edhe këto lloj deklaratash të tilla trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve, do t’i shikojnë si momente reflektimi sepse në fund të fundit edhe puna e tyre është e matshme në sy të publikut, ku nuk ka njeri që të thotë se po punoj mirë apo po punoj keq sepse vetë puna e çdo prokurori në çdo shkallë në çdo prokurorie tregon vetë mbi bazën e dosjeve që heton, volumin që përballon, si del me përfundimin e dosjeve, a ka shkuar dosjet sipas hetimeve të tua dhe nuk mund të fshihesh më që e ka fajin drejtuesi i Prokurorisë, e ka shefi i sektorit sepse përmbysja e madhe që i bën, e bë Prokurorinë që secili të jetë përgjegjës si për suksesin dhe si për dështimin e vetë.

-Cili është problemi më i madh i prokurorive në rrethe sot?

Në prokuroritë e shkallëve të para është koha e domosdoshme që duhet të kishin në dispozicion, në kuadër të riformatimit që u bë. Ne e ulëm numrin e Prokurorive të Rretheve Gjyqësor dhe akoma më e vështirë është futja në efiçencë të plotë e Prokurorisë së Apelit e cila nga 6 Prokurori ka disa kohë është kryer në një Prokurori Apeli, e cila ka nevojë urgjente për ambiente urgjente me të cilën Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe qeveria duhet të gjejnë ambiente të përshtatshme sepse ai ambient ku punon Prokuroria e Apelit është pa volume ndërtimore për të patur hapësirë për të bërë të gjithë gjyqet penale dhe ato cilive në ndërtesë. Plotësimi në mënyrë urgjente i gjyqtarëve dhe i prokurorëve pranë Prokurorisë së Gjykatës së Apelit pasi edhe kjo do kohën e saj. Kështu që, shpresoj shumë që para se të fillojë sezoni i gushtit, deputetët të marrin parasysh të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga të gjitha krahët, si nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion për rritjen e numrit të oficerëve të BKH-së, rritjen e pagave, një rregullim më i mirë ligjor i statusit të tyre, duhet të merren masa urgjente nga politika edhe nga KLP-ja e KLGJ-ja për plotësimin e numrit të gjyqtarëve nëpër prokuroritë e rrethe, Prokurorisë së Apelit bashkë me gjyqtarët, prokurorët të punojnë në një ambient dhe më të madh e më të përshtatshëm në mënyrë që sezoni tjetër, shtatori ta gjej të paktën nga pikëpamja e plotësimit të kushteve që kërkojnë organet e reja të drejtësisë të realizohen.

-Shohim çdo ditë zyrtar të lartë, politikanë që shkojnë u drejtohen dyerve të SPAK, ka deklarata, ka nga ato të tjerë që nuk prononcohen para kamerave, shkojnë politikanë nën cilësinë e personave që kanë dijeni, disa të tjerë janë vënë nën hetim e disa të tjerë janë vënë në akuzë. Është krijuar njëlloj kaosi dhe te publiku sepse duhet sikur të gjithë po përfundojnë në SPAK. A ndikohet SPAK nga politika?

SPAK-u me këto veprime që po bën, po ‘iu thyen turrinjtë’ politikanëve shqiptar dhe po e gëzon shumë publiku. Po iu thyen turinjtë politikanëve të paprekshëm që na kanë nxjerr ne prokurorëve të vjetër edhe na kanë lodhur kur i thirrnim për t’i pyetur thjesht si dëshmitarë, jo më si persona që viheshin nën hetim, duke thënë jo jam sëmurë, jo jam jashtë vendi, jo hajde më pyet në zyrë. Ndërsa tani ky standardi që shkojnë në orar fiks, para organeve të drejtësisë, me avokat kur je nën hetim ose kur je i pandehur pa avokat por me ekspertë kur je dëshmitar, nuk ka bukuri më të madhe. Këtu ka filluar drejtësia e re, nga mënyra si funksionon SPAK-u. Pjesa më e madhe që shkon në dyert e SPAK, janë politikanë e kjo tregon se pavarësisht se politika kërkon ta intimidojë SPAK-un nëpërmjet deklaratave, ndoshta dhe ndonjë informacion që mund të marr nga SPAK ose mund të jetë ndonjë diversant që mund të nxjerr informacione apo të bëj rrëmujë e ndonjë politikan çorientohet nga ndonjë informacion që i vjen nga brenda që është në shkeje të ligjit ose nga BKH-ja. SPAK dhe BKH-ja janë të trajnuara dhe po punojnë si organet homologe në Europë dhe në SHBA, është histori suksesi, do jetë akoma më shumë me produktivitet brenda objektit të punës që bën por krimi dhe korrupsioni në qarkullimin e elitave dhe nga politikanët e korruptuar nuk do të na e shpëtojë SPAK-u.

-A duhet që kreu i një organi kaq të lartë si SPAK t’ju përgjigjet deklaratave të politikanëve?

Kreu i SPAK-ut dhe i prokurorëve të SPAK-ut nuk kanë pas marrëdhënie të shpeshta me publikun dhe sjellja e kryetarit të SPAK-ut është suxheneris, ai nuk ka raporte për të nxjerr sekrete jo e jo por dhe me median është shumë i kujdesshëm. Nuk ka deklarata të tepruara, nuk është diskret dhe punën që diskuton me kolegët e ka brenda zyrave dhe jo jashtë saj.

-Zoti Meta ka bërë akuza të forta ndaj institucionit dhe kreut të SPAK, a duhej zoti Dumani t’i përgjigjej?

Për mua jo. Zoti Dumani ka bërë vetëm një sqarim ndaj akuzave të zotit Meta, jo reagim, për çështjen që nuk kam takuar McGonigal-in. Sulmin e Metës e ka trajtuar në mënyrë profesionale, ka bërë shumë mirë që nuk i është përgjigjur.

-Si i keni lexuar akuzat e zotit Meta ndaj SPAK, duke u justifikuar Tedi Blushi që janë reagime për shkak të mos deklaratave të bëra nga SPAK pas shumë denoncimeve që ka bërë opozita?

Thënia e një gjuhe të rëndë si e zotit Meta dhe zotit Berisha ndaj SPAK, dëmtojnë veten e tyre, dëmtojnë dhe punën e SPAK-ut. Politikanët duhet të kuptojnë se kjo lloj gjuhe ndaj organeve të drejtësinë, iu largon edhe elektoratin që kanë pasi shoqëria shqiptare është emancipuar dhe nuk iu shkon më nga pas.

-A ka një lloj terrori të zyrtarët nga ky institucion ku duket se të gjithë po i tremben SPAK, të gjithë kanë frikën e SPAK-ut, kemi dëgjuar se shpesh zyrtarët e lartë ngurojnë të hedhin firmat në shkresat e ndryshme nga frika e SPAK-ut. A e dëmton kjo administratën apo e bën më të përgjegjshme?

Kjo është e vërtetë dhe e konfirmoj këtë gjë se jam dhe unë pjesë e administratës. Dhe kjo gjë më kënaq shumë sepse po rrit demokracinë reale të komisioneve që në ngremë në institucionet publike për tenderimin, për shpalljen e fituesve, etj. Dhe ka biseda ndërmjet vartësve dhe drejtuesve politik të cilët thonë se unë nuk e firmos këtë x dokument dhe kjo është gjë shumë e mirë. Kjo për vartësit e politikanëve mund të jetë moment pak traumatik por do i thonë drejtuesit të institucionit, ministrit që boll tani e nuk mund të hedh dot më unë firma për molla e kumbulla e dardha e po shkuam në SPAK, unë shkoj e t’i thua nuk di gjë ça ka firmos ai. Kjo gjë është shumë pozitive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related