Komunistët dhe ballistët përplasen për 5 Majin, Alimadhi e Çelo Hoxha tallen me Qemal Stafën dhe akuzojnë partizanët se kanë bërë krime, pasardhësit e veteranëve vlerësojnë LANÇ

Data

Dita e Dëshmorëve e njohur ndryshe si 5 maji, roli i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, vijon të jetë “mollë sherri” mes ballistëve dhe komunistëve, të cilët kanë këndvështrime të ndryshme për këtë datë dhe sidomos mbi luftën partizane. Dje në gjithë Shqipërinë u festua, Dita e Dëshmorëve, e cila e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ballistët të udhëhequr nga kryetari i Ballit Kombëtarë, Adriatik Alimadhi dhe kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha janë tallur me heroin Qemal Stafa, ndërkohë që kanë hedhur akuza të fora ndaj partizanëve, duke i cilësuar kriminelë. Nga ana tjetër komunistët dhe mbështetës së luftës partizane akuzojnë ballistët si neofashistë.  Fillimisht ishte Gjon Bruçi, anëtar i Sekretariatit te Komitet Qendror  të Partisë Komuniste të Shqipërisë,i cili në një reagim në rrjetet sociale,vlerëson 5 Majin dhe përulet para dëshmorëve të atdheut. “5 Maj 2024, lavdi dëshmorëve të atdheut”, shkruan Bruçi. Ndërkohë gjatë reagimi për gazetën “SOT”, kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari thekson se neoballistë si Çelo Hoxha dhe Adriatik Alimadhi nuk ja ulin dot vlerat LANÇ. Sipas tij, kreu i ISKK dhe drejtuesi i Ballit Kombëtar janë pinjollë dhe trup kombëtar.“Partizanët ishin grupe terroriste, shpifin “trimat” neoballistë Çelo Hoxha dhe Adriatik Alimadhi!Kjo gjuhë me të cilën lehu Çelua kundër partizanëve legjendarë është gjuha e njohur e baballarëve të tij politik e biologjik pushtueseve fashiste italo-gjermanë të Duçes e Hitlerit dhe tradhtarëve të atdheut kolaboracionistët ballisto – zogistë. Qëllimi i Çelos dhe Alimadhit ka qenë e është të falsifikojnë, denigrojnë, kriminalizojnë dhe mohojnë epopenë legjendare të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar të udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Enver Hoxha kundër pushtuesëve fashiste italo-gjermanë dhe tradhtarëve të atdheut ballisto-zogistë, e cila çoi në çlirimin e Shqipërisë dhe fitoren e revolucionit popullor në  29 Nëntor 1944. Të behet rishkrimi i historisë, jep urdhër “profesori i historisë” neofashisti, neoballisti e antikomunisti Çelo Hoxha. Nuk është një ide as e re e as origjinale e këtij farë “profesori”, deklaroi Cicollari. Sakaq, kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha ngre pikëpyetje mbi veprimtarinë e Qemal Stafës.“Para ca vitesh kam bërë një pyetje: “Më thoni një formacion ushtarak antifashist ku bënte pjesë Qemali dhe një betejë antifashiste ku ai ka marrë pjesë?” Jam ende në pritje të përgjigjes. Nuk mund të shkruaj histori pa prova”, shkruan Hoxha në “Facebook”.Po ashtu, akuza ndaj partizënvë dje ka hedhur edhe kreu i Ballit Kombëtarë, Adriatik Alimadhi teksa ka reaguar në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related