Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, OKB ngre alarmin për situatën në Gaza: Janë vrarë 10 mijë gra, ndërsa 19 mijë të tjera janë plagosur

Data

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet prej 7 muajsh.
Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X të UNRWA-së thuhet se “Lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.

“Në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 10 mijë gra dhe rreth 19 mijë të tjera janë plagosur. Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Kushtet janë të tmerrshme, mbi 155 mijë gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji sigurojnë qasje në mënyrë shumë të kufizuar në ujë dhe produktet e higjienës”, theksohet më tej në deklaratë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related