Abuzim kriminal”/ Banorët e fshatit “Fshat” në rrezik, PD zyrtare bën paralajmërimin e fortë

Data

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka denoncuar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, punimet e rrugës së Arbrit, ku thotë se është bërë abuzim kriminal.

Çollaku postuar foton e një banese që ndodhet mes dy rrugëve, teksa shprehet se është kthyer e papërdorshme pasi familja Cakoni është rrezik te përditshëm te jetës nga trafiku i makinave në derën e shtëpisë.

Këto dhe te tjera, thotë Çollaku, shume shpejt do të përbejnë një dosje të plotë padie në SPAK për Koncesionin e Rrugës se Arbrit dhe abuzimet e pafundme me të dhe fondet publike.

Postimi i plotë i Çollakut:

Abuzim kriminal ne Rrugen e Arberit.

Familja Cakoni ne Fshatin-Fshat te Klosit,viktima e rradhes e abuzimeve te ndertimit te Rruges se Arbrit.

Nje banese e kthyer e paperdorshme,e bllokuar ne te gjitha daljet nga betonet e rrugeve te sajuara. Nga 11 banore te kesaj familje 4 jane femije te mitur dhe ne rrezik te perditshem te jetes nga trafiku i makinave ne deren e shtepise.

Keto dhe te tjera ,shume shpejt do te perbejne nje dosje te plote padie ne SPAK per Koncesionin e Rruges se Arbrit dhe abuzimet e pafundme me te dhe fondet publike.

Ky eshte angazhimi im si deputet i Qarkut te Dibres.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related