Wisner: Shqipëria, angazhim për të përmbushur detyrimet e NATO-s

Data

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi dje një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryeministri Edi Rama, i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe kryetari i AIIS Albert Rakipi. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se Wisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës. Wisner vlerësoi po ashtu edhe angazhimin e vendit tonë për të përmbushur detyrimet e NATO-s. Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Harry Truman të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related