Zbardhet plani i PS për Komisionin Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up, socialistët kërkojnë që hetimet të shtrihen që nga viti 2009, mes dhjetra zyrtarëve e mjekëve do të pyeten edhe ish-ministrat e PD

Data

Nuk ka paqe në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. Edhe pse u rikthyen dje pas 4 mbledhjesh radhazi të dështuara, 140 minuta mbledhje nuk mjaftuan për të ulur gjakrat mes opozitës dhe mazhorancës. Albana Vokshi e Plarent Ndreca nuk i kishin harruar akuzat ndaj njëri-tjetrit. Tonet e larta mes kryetares Vokshi dhe zv/kryetarit Ndreca patën hera herës thyerje me batutat e kolegëve më konstruktivë që tentuan të marrin rolin e pajtuesit të gjakrave. E vetmja gjë për të cilën u ra dakord ishte të shtyhen sërish pikat e rendit të ditës. Njëra me kërkesë të opozitës, e tjera me kërkesë të mazhorancës, plani i hetimit që do të integrojë të dy draftet e palëve dhe kërkesat për informacion do të votohen të enjten e 25 prillit,  në orën 11:00. Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa në draftin e siguruar nga gazeta “SOT” të depozituar dje në Kuvend nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish-ministrat e Shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm tw tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH. Gazeta “SOT” ka siguruar edhe planin hetimor të Partisë Socialiste për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga opozita. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së, duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009. Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë. Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Pjesë nga plani hetimor i PS

Gazeta “SOT”, ka siguruar planin hetimor të Partisë Socialiste për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga opozita. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006. Seanca dëgjimi me të gjithë ministrat e Shëndetësisë që nga 1 dhjetor 2006 e deri më sot. Seanca dëgjimi me të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009 (kontrata është lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.

Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.

1.      Mentor Petrela

2.      Edmond Celiku

3.      Arben Beqiri

4.      Nikollaq Kacani

5.      Mustafa Xhani

6.      Arvin Dibra

7.      Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter gjinekolog)

8.      Arben Zeneli, ish drejtues i Trauma

9.      Bruna Mersini, drejtore e SR Vlore

10.  Senad Halluni, drejtor i SR Shkoder

11.  Alban Ylli (Check – up)

12.  Artan Goda (Check – up)

13.  Mihal Tase (Check – up)

14.  Agron Ylli (Check – up)

15.  Myftar Barbullushi (Check – up)

16.  Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSH-ve Tirane dhe jashtë Tirane.

17.  Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes

18.  Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve

19.  Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të koncesioneve

Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe monitorimin e kontratave koncesionare

1.      Irena Beqiri, ish zv/Ministre e Financave.

2.      Geraldina Prodani, ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave

3.      Arjan Dyrmishi, ish Drejtore e Politikave Fiskale.

4.      Gentian Opre, Drejtor i Buxhetit.

5.      Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare

6.      Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.

7.      Albana Adhami, ish Drejtore e FSDKSH

8.      Spartak Zekja, Drejtor i FSDKSH

9.      Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve objekt hetimi.

10.  Nerenxa Llapashtica, audituese e KLSH

11.  Alketa Kalleshi, audituese e KLSH

12.  Blerim Shkurti, auditues i KLSH

13.  Erion Gjini, auditues i KLSH

14.  Anxhela Nesturi, audituese e KLSH

15.  Eduart Stefani, auditues i KLSH

16.  Klarenc Xhaferraj, auditues i KLSH

17.  Irma Idrizaj, auditues i KLSH

18.  Fatmir Zilja, auditues i KLSH

19.  Melina Kabo, audituese e KLSH

20.  Semiram Jakupi, auditues i KLSH

Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.

1.      Admir Dacin, administrator i Sani Servis

2.      Altin Fani, administrator i PPP Life Logistic

3.      Artan Kalleshi, drejtor teknik në Sani Servis

4.      Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja përgjegjës i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne ISHP ne vitet 2012 – 2013.

5.      Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anëtarë te grupit te punës qe ka hartuar Check Up.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related