Raporti i DASH për Shqipërinë/ “Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë”, Lapaj ‘shpërthen’ ashpër: Në vendin tonë korrupsioni të përplaset në fytyrë, populli të reagojë

Data

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në një emision televiziv, komentoi raportin e DASH për Shqipërinë.

Lapaj theksoi se në vendin tonë korrupsioni është madhor, ndërsa si zgjidhje të vetme për çrrënjosjen e tij sheh reagimin mbarëpopullor.

“Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related