Brizida Gjikondi: Agron Zhukri produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor, KPK ta kallëzojë në SPAK, nuk mjafton vetëm shkarkimi

Data

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi dje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Shkalles së Parë në Tiranë, Agron Zhukri. Për shkarkimin e ti foli dje juristja Brizida Gjikondi, ku tha se Zhukri ka 95 milionë lekë të padeklaruara, të pa justifikuara. Ndër të tjera, Gjikondi theksoi gjatë një interviste për mediat se ky rast nuk duhet lënë vetëm me shkarkim nga detyra, por duhet bërë kallëzim në SPAK nga KPK. “E gjykoj jo të drejtë vendimin e marrë sot. Nuk më duket e drejtë nga një vend i Shqipëria që ka vuajtur nga drejtësia e zhdrejtë. Çështja e Zhukrit, ka 95 milionë lekë të rinj të pavërtetuara se si i ka bërë. Është përpjekur të fusë bashkëshorten dhe elementë të tjerë, e sërish nuk ka arritur ti vërtetojë dot. Gjë që unë jam e bindur se kjo është minimalja. Çka më dëshpëron është që ky vetting ka ngelur në sipërfaqe. Në këtë rast duhet që KPK të bëjë denoncim dhe kallëzim në SPAK. Nuk duhet lënë vetëm me shkarkim nga detyra. Paratë kanë ardhur nga vendime të padrejta. Këto vendime nuk zhbëhen dot, por minimalisht merren masa për të ndëshkuar këtë lloj gjyqtari. Të mos harrojmë si ky gjyqtar ka qindra, kanë kaluar sitën dhe shumë pak në SPAK”, deklaroi ajo. Më tej juristja Brizida Gjikondi theksoi se Zhukri është gjyqtari që i dha vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Marrë shkasë nga kjo, Gjikondi tha se “Zhukri nuk e zhgënjeu Berishën”, ndërsa u ndal te profilizimi i Zhukrit, ku tha se është produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor. “Zhukri është produkt i gjyqtarëve me formim 6 mujor. Ka mbijetuar. Jam çuditur që vettingu nuk u morr me gjyqtare si Zhkuri. Ka qenë një gjyqtar politik. Politika shqiptare ka pasur zgjatuesit e saj në drejtësi. Jam çuditur kur i ra atij (Zhukrit) çështja e vulës së PD, ai nuk zhgënjeu. Vendim skandaloz, e dinte që do vinte kjo ditë dhe nuk rregulloi as letrat. Doli i qeshur pas vettingut se e di që nuk e gjen gjë. Edhe këtë që ndodhi do e kthejë në martirë. Ashtu siç bënë Meta dhe Beisha. Janë përzier ujërat e pistë dhe nuk e di se ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri”, u shpreh ajo. Ndërkohë juristja foli për sistemin e vettingut dhe vendimin e marrë nga Zhukri për vulën e PD-së, ku tha se “Vettingu i gjyqtarëve është për tu përshëndetur, por jo ato të lëna përgjysmë. Të kapësh një person që vjedh në autobus e fut direkt në burg, ndërsa këtë njeri që ka bërë lloj-lloj gjërash nuk e gjen gjë. Kemi një përpjesëtim të zhdrejtë nga ana ligjore dhe morale. Të gjithë vendimet e marra nga Zhukri, kjo e vulës duhet parë në tjetër dritë pasi ka pasuri 95 milionë lekë”, nënvizoi Gjikondi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related