Basha kërkesë Kuvendit: Nuk dua Bardhin në karrigen afër, por Agalliun dhe Çollakun

Data

Në padinë e depozituar në SPAK nga Partia Demokratike dje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, është evidentuar dhe një tjetër kërkesë, ajo për të ndryshuar vendet deputetët që ulen në krahë të Lulzim Bashës. Kreu i PD, ka kërkuar të largohet Gazment Bardhi nga karrigia anash e në vend të tij të vendosë të tjerë ligjvënës. “Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen për disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: – Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: – Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, – Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”, thuhet në padinë që Basha bëri dje në SPAK pas pranimit të deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related