Vendimi i Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, Lubonja: Ishte mesazh për organet e drejtësisë. Shabani: Opozita t’i drejtohej direkt gjykatës

Data

Në seancën e sotmeo plenare, Kuvendi votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetues për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Analisti, Fotus Lubonja i ftuar në “Open” është shprehur se vendimi i sotëm ishte një mesazh edhe për organet e tjera të drejtësisë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shihte në themel sepse është e kapur dhe po ta shihte në themel do të jepte një vendim pro Xhaçkës e merrja me mend sepse është një gjykatë që ka dhenë edhe shumë vendime skandaloze, antikushtetuese. Që Gjykata Kushtetuese nuk e tha në themel dhe e futi në procedurë ishte për të justifikuar vetveten dhe për ta shtyrë për procedurë.

Pyetja është a kishte frikë Edi Rama nëse këta jepnin një vendim kundër Olta Xhaçkës ndërkohë që e ka të kontrolluar deri tani. Kishte frikë mos i ka ikur Gjykata Kushtetuese nga duart se njerëz janë edhe ata dhe shohin balancat apo kemi të bëjmë me një gjest arrogance se këta edhe zeron, matematikën po e thyejnë. Kur thotë ajo zero përfitime mund të jetë baras me disa miliona euro.

Çuçi tha se mund ta çojmë dhe i japin një urdhër atij Gent Ibrahimit se edhe ata turpin me bukë e kanë ngrënë. Kjo të çon te situata që kemi. Gjithë drejtësia është që ta kapim dhe herë pas herë t’ua tregojmë edhe shkopin se bëjnë disa arrestime për fasadë. Bardhi thotë grusht shteti. Grushti i shtetit ka ndodhur me kohë. Edhe shoku Enver thoshte e arrestonte partia. Ai është mesazh edhe për SPAK. Ne me gjak e morëm dhe me gjak do ta lëshojmë. Ju kujtohet parulla dhe këta me dhunë e kemi marrë dhe me dhunë do ta lëshojmë. Këtë duhet ta ndjej SPAK-u dhe të gjithë” tha Lubonja.

Ndërkohë kreu Nismës Thurje, Edri Shabani u shpreh se në lidhje me mandatin e Xhaçkës nuk kishte fare nevojë për votim, por mjaftonte që deputetët e t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për të adresuar rastin.

Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga buxheti i shtetit. I shoqi i Olta Xhaçkës është investitor strategjik. Janë bërë manovra që të kalojë toka në pronësi të tyre. Kjo mjafton që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, nuk ka nevojë për votim. Praktikisht, si precedent tregon se pas këtyre është Rama. Pra Ramës nuk i hanë kumbulla pas shpine, por ha kumbulla bashkë me këta. Nuk e kuptoj rolin e opozitës, Bardhi me 14 deputetë të shkojë në GJK. Ky precedent nuk i pengon ata që t’i turren pasurive publike dhe të mbrojnë njëri-tjetrin si çetë”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related