Një 45-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34 vjeçar.
Për veprime të mëtejshme, bëhet me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 34 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
