Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Salianji: Shpresoj mos të jetë truk, që të mos japë llogari në Komisionin Hetimor parlamentar

Data

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji ishte dje në Rr?shen, teksa në një fjalim përpara mbështetësve ndër të tjera komentoi edhe arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, që ndërhyri në sistemin TIMS, Ervin Muçën. Salianji theksoi se uron që arrestimi dhe më pas vënia në arrest shtëpie e Muçës mos të jetë thjesht për truk, për të mos dhënë më tej llogari në Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS. Më tej ai shtoi se gjithsesi opozita do të vijojë luftën e saj duke bërë denoncime për aferat e shumta të qeverisë. “OSBE ODIHR e ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita po fiton sot përditë e më shumë terren, tek zëri ynë në parlament, tek zëri i përfaqësuesve të PD në çdo cep të Shqipërisë. Puna po sjell transparencë dhe po ia heq një e nga një qeverisë. Nuk ka ndërhyrje më të rëndë sesa të hysh në TIMS. Arrestuan drejtorin e IT në Policinë e Shtetit. Shpresoj mos të jetë truk, që mos japin llogari në Komisionin Hetimor parlamentar. Edi Rama është drejtpërdrejtë i përfshirë në afera. Rama ka ndërtuar një sistem, që asetet shtetërore të jenë në duar të individëve të dyshimtë. E vetmja rrugë që kemi është që të përballemi me këtë regjim. Nëse kemi bashkim, betejë e cilësi, rezultati do të vijë. Fitore e suksese në zgjedhjet e 2025”, deklaroi Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related