Flamur Noka: Arrestimi i Muçës nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të Ballës, ‘hajduti me çizme’ publikoi dhe sistemin e pagave

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka ka reaguar ditën e djeshme për arrestimin e Ervin Muçës, (drejtor i IT-së në Policinë e Shtetit), është kryer nga drejtësia me regjinë e qeverisë Rama për të shmangur rënien në pranga të shefit të tij, Taulant Ballës. Pasi me rënien e një ministrie, bie dhe qeveria Rama. “Masa e pezullimit nga puna dhe ‘arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’. Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën. E nëse kryeminstrit i bie dhe një ministri, i bie dhe qeveria, e kjo është e papranueshme nga Rama.”, thotë Noka. Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, shprehet se fillimisht skandalin e ka denoncuar eksperti i IT, Gent Progni, ku Muça sapo ka marrë postin me “porosi nga lart”, urdhëroi punonjësit e serverave dhe databazës që të kryejnë eksportim të të dhënave të TIMS. “Sipas denoncimit të ekspertit të IT Gent Progni, Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristësh, gjobat e makinave, informacion territorial sekret, etj”, vijon Noka. Deputeti Noka, duke e konsideruar si një parajsë fiskale kompaninë e jashtme ‘Horizon’ me vend origjine nga Qipro thotë se në bashkëpunim me ‘Soft Solution’, kanë kryer eksportimin ilegal të të dhënave. Noka thotë se Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i cili vodhi dhe më pas i bëri publike sistemin e pagave të qytetarëve shqiptarë.  “Refuzimit të punonjësve, Muça, në stil tipik mafioz, i gjeti zgjidhjen duke marrë një kompani nga jashtë të quajtur Soft Solution dhe bëri eksportimin ilegal të të dhënave. Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur Horizon, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike.”, përfundon Noka në deklaratën për media.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related