Olta Xhaçka “në fije të perit”, votimi në Parlament çon në dorën e Gjykatës Kushtetuese mandatin e ish-ministres, ja çfarë pritet të ndodhë

Data

Pasi e mbajtën peng për mbi 1 vit e gjysmë çështjen e mandatit të saj, Partia Socialiste duket se ka vendosur që të merret një vendim final. Dje u mblodh Këshilli i Mandateve dhe u vendos që ditën e enjte të kalojë për votim raporti lidhur me mandatin e saj. Gjykata Kushtetuese me një vendim të sajin i kërkoi Kuvendit që të votojë pro heqjes së mandatit dhe raporti të kalojë te kjo gjykatë. Në fund duhet të vendosë ajo nëse jemi apo jo në kushte e konflikti të interesit. Por në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, kryetarja e Kuvendit la kohë deri të mërkurën për përgatitjen e raportit të ri nga socialistët, të cilët folën për një vendim kontradiktor të Kushtetueses në rastin Xhaçka. “Do t’i dërgohet raporti për dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese”, deklaroi dje kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Reagon opozita

Ndërkohë nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi pas mbledhjes foli për mediat, ndërsa akuzoi Edi Ramën se e ka marrë në mbrojtje politike Olta Xhaçkën dhe deputetët e mazhorancës po presin vendimin që do të marrë kryeministri për të votuar në seancën e së enjtes. Zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin ishte një mbrojtje politike që mazhoranca i kishte bërë deputetes Olta Xhaçka. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor. I vetmi autoritet që i imponohet deputetëve është Gjykata Kushtetuese. Rama po e mbron Xhaçkën, arsyet le të dalë t’i thotë vetë Xhaçka. Është i vërmi rast ku asnjë deputet nuk mund të votojë siç ai mendon sepse është gjykata kushtetuese që na dikton për mënyrën si duhet të veprojë në këtë rast. Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. Kuvendi i Shqipërisë në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses”, deklaroi Bardhi.

Çfarë ka ndodhur?

Vendimi i Kushtetueses

Shumica e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese i dha të drejtë kërkesës së 1/10 së deputetëve të opozitës, duke i rrëzuar si antikushtetuese vendimet e Kuvendit për dy raportet e Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e Xhaçkës. Në nëntor të vitit 2022, Kuvendi vendosi të mos miratojë raportin e pakicës parlamentare dhe të miratojë atë të shumicës për çështjen Xhaçka. “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”, thuhet në vendimin e shumicës. Mendimi i pakicës kundër në vendim përfaqësohej nga anëtarët Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Ilir Toska. Sipas arsyetimit të Bejtjes, kërkesa e 1/10 së deputetëve duhej të rrëzohej, pasi i heq gjykatës mundësinë për të vlerësuar në themel çështjen në bazë të kërkesës së 1/5 së deputetëve. Bejtja argumenton më tej se ky mekanizëm është mënyra e vetme për të vënë në lëvizje juridiksionin kushtetues, në rast se Kuvendi nuk vepron në përputhje me detyrimin kushtetues. Ndërsa dy anëtarët Sandër Beci dhe Ilir Toska kundërshtuan vendimin për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes 1/10 e deputetëve dhe Kuvendit, pasi sipas tyre 1/10 e deputetëve nuk legjitimohet për fillimin e një gjykimi kushtetues për këtë çështje.

Shkeljet e PS

PS nëse nuk voton pro, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.  Kërkesa e demokratëve bazohet në nenin 70 të Kushtetutës i cili shprehet: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë”. Ndërsa në nenin 119/1 të Rregullores së Kuvendit janë përcaktuar hapat që duhet të ndjekë Kuvendi pas dorëzimit të kërkesës. Sipas këtij neni, Kuvendi nuk vë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk ia nënshtron atë debatit parlamentar, pasi nuk i hyn themelit të çështjes për të vlerësuar nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij. “Për çdo shkelje të kufizimeve të këtij neni, çështja dërgohet pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi, nëpërmjet Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, verifikon nëse mocioni i paraqitur plotëson kërkesat juridiko-formale, siç janë numri i anëtarëve nënshkrues, ekzistenca e dokumentacionit dhe provave që mbështesin mocionin e paraqitur, verifikon momentin e marrjes së mandatit nga deputeti, verifikon nëse mocioni plotëson kriteret kushtetuese të parashikuara në pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, si dhe kujdeset për respektimin e procedurës parlamentare për votimin e mocionit në seancë plenare, në përputhje me parashikimet e Rregullores së tij”, thuhet në nen. Sipas tij, vlerësimi nëse kemi apo jo konflikt interesi është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese. Rasti më skandaloz është se PS i jep kompetenca vetes të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese. PS ka shkelur hapur nenin 132 të Kushtetutës ku thuhet:  “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related