Kreu i agjencisë së mbikëqyrjes atomike të OKB-së ka dënuar një sulm me dron në një nga gjashtë reaktorët bërthamorë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP) të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, duke thënë se sulme të tilla “rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti të madh bërthamor”.Në një deklaratë në X, Rafael Grossi konfirmoi të paktën tre goditje të drejtpërdrejta kundër strukturave të kontrollit të reaktorit kryesor ZNPP. “Kjo nuk mund të ndodhë”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Grossi tha se ishte sulmi i parë i tillë që nga nëntori 2022, kur ai përcaktoi pesë parime bazë për të shmangur një aksident të rëndë bërthamor me pasoja radiologjike. Zyrtarët rusë në uzinë pretenduan se vendi u sulmua të nga dronët ushtarakë ukrainas, duke përfshirë një goditje në kupolën e njësisë së 6 të energjisë të uzinës. Agjencia e inteligjencës e Ukrainës ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. “Sulmet ruse, duke përfshirë ato imituese, në territorin e termocentralit bërthamor të Ukrainës…kanë qenë prej kohësh një praktikë e njohur kriminale e pushtuesve”, tha një zëdhënës për mediat lokale. Sipas autoriteteve të uzinës, nuk pati dëme kritike apo viktima dhe nivelet e rrezatimit në termocentral ishin normale pas goditjeve. Më vonë, megjithatë, agjencia shtetërore ruse bërthamore Rosatom tha se 3 persona u plagosën në “seri të paprecedentë të sulmeve me dronë”, veçanërisht kur një dron goditi një zonë afër mensës së zonës. Në një deklaratë të veçantë, mbikëqyrësi bërthamor konfirmoi ndikimin fizik të sulmeve me dron në termocentral, duke përfshirë një nga 6 reaktorët.
Ukraina në prag të një katastrofe bërthamore, sulmohet Zaporizzhia, ja çfarë mund të shkaktojë shpërthimi i centralit më të madh në Evropë
Data
