Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka komentuar takimin e sotëm që është duke u zhvilluar në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb Petar Petkovië nën ndërmjetësimit të emisarit europian, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim do të diskutohet rreth çështjes së dinarit ndërsa Vuçiç pretendoi se pala serbe ka shkuar e përgatitur në këtë takim. Ai më tej shtoi se thotë se s’pret diçka të mirë.
“Nuk mund të fajësojmë personalisht njerëzit që zhvillojnë dialogun, por e gjithë kjo në Bruksel u shndërrua në ambalazhim për veprat kriminale të Albin Kurtit, në të cilat çdo gjë që ai bën duhet të legalizohet dhe të merret pëlqimi serb”, tha ai.
Vuçiç gjëtq një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe tha se Kurti do të vazhdojë agresionin e tij ndaj popullit serb, veçanërisht në veri të Kosovës
“Kurti do të vazhdojë agresionin e tij ndaj popullit serb, veçanërisht në veri të Kosovës, Evropa dhe Amerika do të vazhdojnë heshtjen e tyre me zë të lartë, e të tjerët nuk kanë as ndikim tek autoritetet e Prishtinës dhe as nuk janë në gjendje të na ndihmojnë”.
