Akuzat ndaj Olsit për pëfshirje në dosjen ‘Xibraka’/ “Analistët që paguhen nga Rama po shkatërrojnë debatet televizive”, Andi Bushat ‘shigjeton’ kryeministrin: Fshehja e të vërtetës është qëllimi kryesor i tyre sepse shkaktari i…

Data

I ftuar në edicionin e pasdites në një emision televiziv për të diskutuar mbi akuzat e rënda për përfshirje në trafikun e drogës të Olsi Rama vëllait të kryeministrit Edi Rama, dhe arti i manipulimit të opinionit publik ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se është për të ardhur keq që dy televizionet kombëtare dhe RTSH nuk e pasqyruan lajmin e rëndë të publikuar nga numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

“Ishte turp që numri dy i partisë demokratike jep konferencë për shtyp me një denoncim të fortë dhe të rëndësishëm dhe as dy televizionet kombëtare as RTSH që paguhet me paratë tonë nuk jep asgjë, qoftë edhe ta kritikojë ose të ngrejë pikëpyetje për denoncimin e Bardhit për Olsi Ramën.

Tentativa e parë është ta mbysim lajmin që të mos arrij në veshët e qytetarëve, pastaj kur kjo nuk arrihet përdoret një metodë e dytë në emisionet e mbrëmjes dhe këtë fenomen e kam cilësuar përpjekje për të debilizuar debatin. Çështjet që diskutonin studiot ishte nëse ka qenë vëllai i kryeministrit në grupin e trafikimit të drogës, ku kishte pro dhe kundër e ngrinin pretendimet e tyre për këtë çështje, pra fakti që ai është gjendur në një makinë ose pranë disa trafikantëve a e bën atë automatikisht një trafikant edhe kjo do të ishte mbrojtje logjike.

Në studiot tona nuk diskutohet kjo por Bardhi akuzohet se të tilla deklarata ka bërë dhe Për Flamur Nokën dhe Shkëlzen Berishën dhe e marrin çështjen nga ajo që diskutohet diku larg, teknika e mbytjes së debatit është duke e hapërdarë debatin që publiku mos të marrë vesh asgjë nga ajo që diskutohet.

Unë ja kuptoj hallin atyre që mbrojnë Ramën pasi nuk thonë dot që Rama është i ndershëm ose po lufton narkotrafikun në vend nuk ka asnjë argument për ta ,mbrojtur atë që bën dhe meqë paguhen për ta ,mbrojtur krijohet kakofoni që publikut mos ti ngelet asgjë në vesh nga akuzat. Ky është një rol mjeran që ata bëjnë por duke shitur veten arrijnë të krijojnë një lloj konfuzioni në publik. Përveç këtyre njerëzve që bëjnë këtë rol është dhe faji i drejtuesve të emisionit pasi ata janë aty vetëm për të shkatërruar të vërtetën.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related