“Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci”, Burimi ‘shpërthen’ ashpër: Çështjen Beleri mos mos ta zgjidhim siç e bëri Rama si kasap, duhet zgjuarsi mençuri

Data

Gazetari Genc Burimi u shpreh në një emision televiziv se çështjen e Belerit nuk e sheh në aspektin nacionalist, por në aspektin e të drejtave të njeriut.

‘Këta fituan në 14 maj, pse duhet të ndryshojnë. Do jetë një luftë kaq e ashpër politike. Do ketë autobusa të mbushur që do vijnë nga Greqia. Ju e shtroni problemin në aspektin nacionalist. E shoh në aspektin e të drejtave të njeriut. Sipas Meçes nuk mund të ketë drejtësi për këta njerëz. Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci. Këtë kërcënim mos ta zgjidhim siç e bëri Rama si kasap, duhet zgjuarsi mençuri. Nëse themi se t’i biesh një anti-demokrati si Beleri gaboheni rëndë. Edhe për ata që u rrahën në Moskë dhe u shkulën veshët u çuditëm. Atje jo. Të mos jemi barbar.’, tha Burimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related