“Do të bëjnë avlli, komplet mure”/ Nis puna për ndërtimin e kampit për emigrantët, flasin banorët në Gjadër: Nuk dimë gjë, jemi të frikësuar

Data

Punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër duket se kanë nisur.

Sipas Klan News, mësohet se prej disa ditësh, makineritë janë stacionuar brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.

Banorët ende nuk e dinë se çfare do të ndodhë edhe pse janë interesuar, sërish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve.

Banori: Punimet kanë filluar prej 4 ditësh. Nuk di se çfarë do të bëhet dhe deri kur do të vijnë refugjatët. Deri më 20 Maj thuhet se do të vijnë. Duke punuar janë eskavatorë, fadroma prej 4-5 ditësh.

Banori: Po çfarë na duhen ne? Ne fëmijët tonë i kemi jashtë shtetit kanë shkuar për një jetë më të mirë. Tani me ardhë ata këtu, e di qeveria atë punë, nuk dimë ne.

Pyetje: Këta që kanë banesat këtu, a mendoni se ndihen të merakosur?

Banori: Të frikësuar janë. Nuk dihet… Do të bëjnë avlli komplet, mure. Ne akoma nuk dimë gjë. Kanë ardhur inxhinerë italianë, më shumë janë të huaj se sa tonët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related