Çështja e dinarit përplas sërish Kosovën dhe Serbinë, takimi trepalësh Bruksel përfundon pa rezultat, ja kur do të jetë përballja e radhës

Data

Kosova dhe Serbia kanë përfunduar edhe një rund bisedimesh, pa arritur asnjë përparim për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua më 1 shkurt në Kosovë. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se dallimet janë të mëdha dhe kërkohet një takim shtesë, ndërkaq ai i Serbisë, Petar Petkoviç, kritikoi Prishtinën se nuk po bën përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi. Bislimi, pas takimit me Petkoviçin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha se janë diskutuar propozimet e palëve për çështjen e dinarit. “U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi. Bislimi nuk deshi të japë detaje për propozimet, pasi argumentoi se do të dëmtohej procesi negociues, por tha se ai i Kosovës ishte “konstruktiv”. Por, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se propozimi i Prishtinës nuk çon drejt një zgjidhje kompromisi. Ai tha se Beogradi do të vazhdojë bisedimet për të arritur një zgjidhje për këtë çështje. Sakaq i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha pas takimit se diskutimet e gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. “Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë propozimet për të gjetur zgjidhje për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroiMiroslav Lajçak në “X”. Emisari i BE-së tha se me palët ranë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related