Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Fillimisht gjykata e shkalles së parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
