Çfarë ndodhi në Durrës, dy burrat përleshen me punëtorin e pikës së karburantit, zbardhen detajet e para

Data

Dy persona janë konfliktuar këtë të shtunë me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H. dhe 46-vjeçari H. Gj. janë shoqëruar në polici pas konfliktit me punonjësin 62-vjeçar.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related