Aksident në Bypass-in e Murrizit, furgoni i pasagjerëve përplaset kokë më kokë me makinën, zbardhen informacionet e para

Data

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Raportohet se një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Sakaq, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related