Kultivonin fara kanabisi dhe i shisnin, e pësojnë keq dy persona në Shkodër (Emrat)

Data

Pas një hetimi disa javor në prangat e policisë Shkodër kanë rënë dy persona pasi posedonin një sasi prej 1100 fara kanabisi, 1 armë gjahu, 2 radio si të Policisë, 1 automjet si dhe 20 fishekë.

Janë arrestuar shtetasit Agron Doçaj dhe Liridon Gjoka.

Operacioni, për goditjen e tentativave për sigurimin e farave të cannabisit, me qëllim kultivimin.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i farave të cannabisit.

Në pranga dhe një shtetas tjetër që posedonte në banesë, 2 radio si të Policisë, 1 armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit 34 vjeç dhe 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related