Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024.
Mësohet se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” ka kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport se zjarri ka rene në dhomat eë baterive të Emergjencës.
Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtaret e prokurimit.
Në dokumentin e siguruar mësohet se është administruar vendimi teknik i zjarrit për të përcaktuar shkakun ndërsa pritet përgjigjja nga ana e ekspertëve të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Tiranë.
“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit”thuhet në dosje.
