Atentati në Shkodër/ 35-vjeçari u qëllua nga një person që po lëvizte me biçikletë, reagon policia: Plumbat ranë mbi bagazhin e makinës

Data

Një ngjarje ka ndodhur në Shkodër teksa është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gent Larushku i cili nuk është plagosur duke i shpëtuaR plumbave.

Shtetasi Gent Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.

Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të 35-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related