Kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma Territoriale do një fazë të dytë, për reduktimin e bashkive, por shytoi se për t’u bërë kjo duhet konsensus me pakicën.
Kreu i qeverisë tha se nuk e kanë në plan për momentin ta diskutojnë, ndërsa shtoi se nëse ndodh është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi.
“Reforma territoriale do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës por ky është një debat vetëm harxhim kohe.
Është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre.
Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor”, tha Rama.
