Si çdo të premte, edhe dje ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve që po kryhen për shkelje të dyshuara në koncesionin e Sterilizimit. Beqaj foli për gazetarët, pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me aktet hetimore, për të cilat SPAK ka caktuar shumën prej 120 mijë lekësh për t’i tërhequr, shumë që avokatët e Beqajt nuk pajtohen për ta paguar, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Mes të tjerash, ish-ministri tha se duhet ta kishte të qartë nëse është person nën hetim që prej nëntorit të vitit të kaluar apo palë e tretë. “Siç e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë nëse palë e tretë apo jam person nën hetim. E kam thënë disa herë, kam kërkuar të hetohen avantazhe”, deklaroi dje Beqaj para mediave jashtë ambienteve të SPAK.
Afera e “Sterilizimit”, ish-ministri Beqaj shfaqet i shqetësuar dhe i bën thirrje SPAK: Dua të di nëse jam person nën hetim apo palë e tretë
Data
