Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruan 8 Marsin për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, ku shihet duke festuar me bashkëshorten e tij Aurela dhe shumë gra të tjera, kreu demokrat shkruan se kontributi më i madh për to është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.
“Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Bashës.
Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!
Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur.
Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.
Nje grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.
