Ligji për investimet strategjike aferë e pastër”, eksperti i ekonomisë komenton miratimin e Ligjit për Investimet Strategjike: Maxhoranca po shfrytëzon dhe zonat e mbrojtura

Data

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar lidhur me miratimin e ligjit për investimet strategjike për të cilin u shpreh se problem sot mbetet fakti se maxhoranca po kalon ligje në kuvend pa asnjë problem duke mos u diskutuar fare.

Ai tha se ligji për investimet strategjike është një aferë e madhe e pastër, ndërsa theksoi se në listat e përfituesve gjejmë dhe emra deputetësh dhe ministrash.

Sipas tij kjo qeveri po ndryshon ligjet për të shfrytëzuar edhe zonat e mbrojtura dhe se maxhoranca është vënë në sulm të marrë dhe ato që kanë mbetur të pashfrytëzuara.

“Shqipëria ka humbur shumë nga kjo sjellje e opozitës, kanë kaluar ligje shumë të rëndësishme pa u diskutuar. Sa i përket ligjit për investimet strategjike zgjatën nja një vit dhe problemi që kam unë me këtë është kush është përfitimi që ne kemi marrë nga ky ligj.

U nis në fillim që përmes tij do facilitonim investimet e huaja duke i hequr ca shkarpa rrugës dhe duke i dhënë ca lehtësime këtyre investitorëve të huaj dhe sot që flasim që ka kaluar gati 6 vjet më thoni sa investitorë të huaj janë bërë, kush ka përfituar nga ky ligj, ky ka qenë për t’ja bërë rrugën mbarë 4-5 personave që të vendosim dorën mbi mbi pronën.

Ky ligj ka si funksion për ta bërë më të lehtë që disa persona të përfitojnë pronë publike nga më e shtrenjta pa paguar asnjë lek dhe mbi të gjitha në zinxhirin përfitues gjen dhe deputetë dhe pushtetarë që kanë futur duart.

Ky ligj kujt i shërben, kush ka pyetur se si është zbatuar? Ai nuk është monitoruar ndonjëherë, a janë bërë të gjitha detyrimet, jo dhe metoda që nxjerrin këta është duke mos nxjerr aktin nënligjorë, pra kemi raport monitorimi sot jo se s’ka akt nënligjorë. Për ti kontrolluar s’ka akt nënligjor ndërsa për ligjin nuk vonojnë fare ta kalojnë, por për një VKM për të përcaktuar se si zbatohet ky ligj, për këtë nuk kujtohet njeri.”

Më tej ai shtoi se kjo qeveri vetëm shfrytëzojnë, marrin dhe nuk japin llogari fare dhe kjo devotshmëria sot nuk është për Shqipërinë sepse dhe po ti marrim ata investitorët strategjikë janë të gjithë shqiptarë dhe e vetmja që mendojnë ata kur çojnë kartonët është se si tua zgjasin dhe një vit.

“Të gjitha këto janë afera dhe kjo e zonave të mbrojtura e cila është e tmerrshme, ka njëlloj koordinimi në sulm duke u sulmuar të gjitha ato që kanë mbetur. Sot maxhoranca është vënë në sulm të marrë dhe ato që kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Ata po rregullojnë ligjet për të marrë dhe ato gjërat pak që kanë mbetur dhe ti shfrytëzojnë. Sot Tirana s’ka më hapësira. Ka gjëra që duhet ti zhvillojmë, por ka dhe pika që duhet ti ruajmë dhe të mos i benotizojmë të gjitha.

Oligarkë nuk quhet njeriu i pasur por ai që përfiton padrejtësisht interesa ekonomike duke shkelur rregulla të shtetit. Nuk po abuzojmë me biznesin këtu, oligarkët këtu kanë qenë gjithmonë 5-6 emra, Shqipëria ka 132 mijë biznese. Oligarkët janë ata që përfitojnë tenderin në vlerë maksimale pa garë fare dhe e përfitojnë se kanë lidhje me pushtetarët.”, tha Soko.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related