Nikolla takim me Macron në Paris, zbardhet tema e diskutimit

Data

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Në ditën e dytë të Samitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shprehh kryetara e Kuvendit pas takimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related