A do të ketë votë emigrantësh? Ja si përgjigjet Celibashi

Data

Diaspora nuk do të votojë pranverën tjetër nëse parlamenti nuk bën reformë zgjedhore. KQZ është e prerë, dhe ndryshe nga partia në pushtet, mendon se ligji aktual nuk mjafton.

Në një intervistë televizive Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozon një formulë miks të përbërjes së grupeve të komisionerëve dhe numëruesve. Depolitizimi KQZ i ka kërkuar qeverisë informacion nëse ka para apo jo për të realizuar votim dhe numërim elektronik në mbarë vendin. Elektronika

Një çështje tjetër e rëndësishme, që gjykata Kushtetuese i ka lënë detyrë Kuvendit ta zgjidhë, është dhe herësi, apo formula se si fiton mandatin një deputet. Celibashi thotë se zgjedhjet mund të bëhen, edhe pa u zgjidhur ligjërisht problemi i herësit. KQZ sheh të nevojshëm edhe ndryshime ligjore për financimin e fushatave elektorale, por për të gjitha këto, reforma zgjedhore ku po merr pjesë vetëm PS dhe Basha, nuk ka shenja kompromisi, edhe pse disa mbledhje po bëhen online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related