Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me arrestimin e 54-vjeçarit shqiptar Leonard Mnela në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Softa tha se ky shtetas, i dënuar me 25 vite burg në Italinë fqinje për disa vepra penale, kishte tre identitete dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Amerikën Latine.
Ai tha gjithashtu se Mnela figuronte i vdekur dhe ishte deklaruar i tillë edhe nga një gjykatë shqiptare.
“Fakti që është dënuar dhe kërkohej nga drejtësia italiane për ekzekutimin e një vendimi me dënim me burg prej 25 vitesh, spostimi i tij për shkak të aktiviteteve, për të shpëtuar nga drejtësia Italiane pasi ishte një person në kërkim dhe vende të përshtatura, si Dubai, Amerika Latine dhe vende të tjera që mund t’i shpëtosh drejtësisë.
