Rusia lëshon urdhërarrest për disa zyrtarë të Policisë së Kosovës, ja kush është arsyeja

Data

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti për disa anëtarë të policisë së Kosovës, duke kërkuar që emrat e tyre të pasqyrohen edhe në sistemin e Interpolit.

Sipas mediave në Serbi besohet se Moska kërkon arrestimin e efektivëve nga Kosova për shkak të arrestimit të një shtetasi rus në vitin 2019 në Kosovë.

Rusia ka më shumë se 100 mijë persona në listën e të kërkuarve. Lista është rritur veçanërisht pas nisjes së konfliktit të armatosur me Ukrainën

Ndërkohë Televizioni Dukagjini ka mësuar se dy nga zyrtarë të lartë janë shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, dhe Alban Jetullahu, shef i operativës në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related