Shpërthimi në një ndërtesë në Lushnje, mes të lënduarve edhe deputeti i PS-së

Data

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në një ndërtesë në Lushnje, i plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë një vinçier i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke shkaktuar më pas shpërthimin.

News24 raporton se, si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur katër persona dhe ka humbur jetën një tjetër.

Godina e cila ishte duke u ndërtuar, dyshohet se i përkiste pikërisht deputetit Çela.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related