Vendimi për Fredi Belerin u shty, avokati: Sollëm prova që procesi është i montuar, qëllimi është mbajtja e Bashkisë së Himarës

Data

Avokati Geni Gjyzari, pas shtyrjes së vendimit për Fredi Belerin për datën 5 mars, ka dalë në një prononcim për media, ku ka deklaruar se procesi është i ndërtuar mbi prova të rreme.

Sipas tij, qëllimi është mbajtja e Bashkisë së Himarës, jo vetë Fredi Beleri, ndërsa theksoi se nuk kanë besim te gjykata.

Ai ndër të tjera tha se gjykatë kishin sjellë prova sesi procesi është i montuar.

Tablatet e telefonave të bashkëpunëtorëve, na ai kanë dhënë në datën 1. Nuk ka qenë në Vlorë, kjo dëshmon se pasi është arrestuar Beleri, janë rregulluar të gjitha letrat.

Mbrojtja jonë ishte e lehtë në kuptimin se ne deri në fund pengoheshim, kanë sjellë dëshmitarë që nuk ishin, rrethana të rreme, nuk ka një të dhënë që Beleri është takuar me Arsen Ramën.

Nuk mund të sjellim prova për pafajësinë, ne sollën prova që procesi është i montuar. Ka standarde të dyfishta.

Të vetëm provë që e përdorin këta, tablatet e telefonit, prokuroria kishte përdorur vetëm dy, sikur nuk ekzistonin të tjera. Me një hetim, me sy të thjeshtë, u pa që ai nuk ka qenë në Vlorë.

Qëllimi është mbajtja e bashkisë së Himarës, jo Beleri. Nuk kemi besim te gjykata”, tha avokati i Belerit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.  Ndërsa për mikun e tij, Pandeli Kokaveshi, ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related