“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’”- Albin Kurti ‘përplaset’ me kryeministren e Serbisë: Jemi njohur nga 117 shtete

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Londër. Në fjalën e tij, ai tha se emri i vendit te tij është “Republika e Kosovës” e  jo “Kosova e Metohija” siç u qujat ne panel.

“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, ka thënë Kurti.

Në panel me Kurtin është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, që disa herë u lavdërua për zhvillimin ekonomik.

Kryeministri ka përmendur se Kosova është njohur nga 117 vende përreth botë, 3 nga 4 vendet fqinje pra Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e njohin Kosovën, por ende nga Serbia.

“Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne u kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitoj luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam”, tha Kurti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related