Gjesti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendjen teksa u mbajt manifestimi pro-Ukrainës në kryeqytet.
Si një xhentëlmen, Veliaj i mbajti çadrën e ambasadores franceze Catherine Suard në Shqipëri në momentin kur ajo po shprehte solidaritetin e Francës me Ukrainën në këtë kohë të vështirë.
Manifestimi u organizua nga Bashkia Tiranë për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Ukrainës.
