“Janë rrahur protestuesit nga policia”- Bardhi paralajmëron AMP: Dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal, secili do të mbajë përgjegjësi

Data

Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka folur për mediat para gjykatës ku 4 të rinjtë e arrestuar pas protestës së opozitës, u njohën me masat e sigurisë.

Bardhu u shpreh se kanë ankimuar në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ndërsa paralajmëroi se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal.

Është bërë gjatë ditës së djeshme kallëzim penal dhe ankesë pranë AMP, dua që secili prej tyre t’i bëj një paralajmërim, që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal. Punonjësit e policisë duhet të respektojnë ligjin dhe jo të ushtrojë dhunë.

Secili prej tyre është identifikuar dhe do të mbaj përgjegjësi, dhe për dhunën do të mbajë përgjegjësi.

Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë”, tha Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related