Një sasi e pashpërthyer eksplozivi i paplasur është gjetur pranë në portën hyrëse të një biznese në Sarandë.
Gazetarja Shpresa Dina raporton se policia ka rrethuar zonën dhe prite ardhja e ekspertëve anti – eksploziv.
Mësohet se pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.
Dyqani ku është vendosur lënda plasëse është në pronësi të një avokati në Sarandë dhe shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa.
