Dosja shqiptare, McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve

Data

Sot, Gjykata Federale e Uashingtonit dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal me 28 muaj burgim për shkelje të rëndë të besimit të publikut. McGonigal akuzohet për marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama.

Prokurorët argumentuan se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi paratë, por edhe përpiqej të përfitonte nga interesat e biznesit të Nezaj. Ai gjithashtu akuzohet se gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur konfliktin e interesit dhe interesat financiare private.

Akti i McGonigal u cilësua si korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. Ai pranoi fajësinë në shtator në lidhje me akuzat, duke përfshirë kontaktet e fshehura me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të tij, Dorian Duçka.

Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal, duke hequr dorë nga disa prej pikave të aktpadisë në këmbim të kësaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related