PS kërkoi përjashtimin e saj nga Kuvendi, reagon deputetja e PD: Ja pse i duhen gratë Edi Ramës

Data

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj saj dhe koleges Elda Hoti.

Vokshi, përmes një postimi, thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

Postimi i plotë i deputetes Albana Vokshi.

Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre

– Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete.

– Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.

– Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës.

– Urdhëron gratë ministre të firmosin cdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij…

Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…

Kujtojmë se socialistët  vendosën sot që të dënojnë me 10 ditë dy demokratet të cilat në seancën e shkuar bllokuan punimet normale të Kuvendit, duke zaptuar foltoren e Kuvendit.

Albana Vokshi bllokoi foltoren e Kuvendit, madje nuk lejoi Arbi Agalliun qe të flasë.

 

Po ashtu deputetja Elda Hoti i ka hequr të drejtën e fjalës Arbi Agalliut, i cili është pjesë e grupimit të Lulzim Bashës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related