Ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar një aeroplanmbajtëse të madhe ruse në Detin e Zi, afër brigjeve të Gadishullit të pushtuar të Krimesë.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, së bashku me inteligjencën ushtarake GUR, kanë shkatërruar Caesar Kunikov, aeroplanmbajtësen më të madhe që i përket pushtuesve”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më 14 shkurt.
Shtabi tha po ashtu se anija ishte afër brigjeve të vendbanimit Alupka, kur u godit nga dronët ukrainas.
Teksa po përballet për pothuajse gati dy vjet nga pushtimi rus, Ukraina edhe më herët ka kryer sulme në Krimenë që Rusia ka pushtuar më 2014.
