U pushua nga puna/ 70-vjeçari futet në kompani dhe qëllon në drejtim të punonjësve, më pas vret veten

Data

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona, teksa pasi është njoftuar se në godinë ka ardhur policia autori menjëherë është vetëvrarë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një person rreth moshës 70 vjeç ka hyrë në kompaninë ku punonte dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve të tjerë.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona, teksa pasi është njoftuar se në godinë ka ardhur policia ai menjëherë është vetëvrarë.

Njoftohet se autori hyri në kompani pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe hapi zjarr ndaj punonjësve.

Personi që shkaktoi masakrën është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related